Aktualitet

Tiranë, gjendet i pajetë roja i një pallati në ndërtim, dyshohet se ka rënë nga lartësia








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:48 - 13/08/20 |
mapo.al

Një 50-vjeçar është gjetur pa jetë mesditën e sotme në një pallat në ndërtim në rrugën “Ndre Mjeda”. N.B. rojë objekti, dyshohet të ketë rënë nga lartësia.


Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.


Njoftimi i policisë


“Rreth orës 13:24, në rrugën ‘Ndre Mjeda’, në një pallat në ndërtim, është gjetur i pajetë në sheshpushimin e kati -2, roja i objektit shtetasi N.B., rreth 50 vjeç, ku dyshohet se mund të ketë rënë nga lartësia. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas