Aktualitet

Tiranë- Gjykata e dënoi për “Shfrytëzim të prostitucionit”, kapet 33 vjeçari














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:41 - 28/04/21 |
mapo.al

Tiranë- Elton Drapi, 33 vjeç është arrestuar nga blutë e kryeqytetit.





“Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 7 vite burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim”, shkruhet në njoftim.


Njoftimi i Policisë:





Tiranë



Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.


Kapet dhe ndalohet një 33-vjeçar i dënuar me 7 vite burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, pas një pune të mirorganizuar, lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar:

Elton Drapi, 33 vjeç, banues në Tiranë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 7 vite burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim.

Lexo edhe :  Rezultati i parë zyrtar për njësinë nr. 10 Tiranë

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas