Një 56-vjeçar, i identifikuar si V.M. ka goditur një punonjëse të policisë rrugore me sende të forta.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Elbasanit dhe ai është vënë menjëherë në pranga.
Mësohet se punonjësja e policisë është sulmuar për shkak të detyrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.