Aktualitet

Tiranë/ Identifikohet autori i plagosjes tek Astiri







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:31 - 20/09/20 |
mapo.al

Sipas njoftimit të policisë është identifikuar autori i ngjarjes të ndodhur pak më parë në zonën e Unazës së re. Sipas njoftimit zyrtar, bëhet e ditur se shtetasi S.B., u plagos në këmbë nga komshiu i tij dhe ai është 20 vjeçari me iniciale A.M., i cili është shpallur në kërkim.


Njoftimi i policisë:


Tiranë



Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë se në Unazë të Re, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi S.B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ju bëjmë me dije se :


Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale kanë bërë të mundur identifikimin si autorë të dyshuar shtetasin A.M., 20 vjeç.


Nga ana e Policisë po punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij.

LEXO EDHE:

Tiranë/ Të shtëna me armë zjarri në Astir, një person plagoset në këmbë


Etiketa: , ,

Pas