Një bombol gazi ka shpërthyer këtë mbrëmje në një apartament në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në katin e 13-të të një pallati pranë Rrugës së Burgut. Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz. Dyshohet se familjarët e kishin harruar gazin hapur dhe banorët raportojnë se janë dëgjuar dy shpërthime të forta. Ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës ka qenë i menjëhershëm, ndërsa u evakuua i gjithë pallati deri në shuarjen e plotë të zjarrit.