Kryesore

Tirana, Kruja, Kamza dhe Fieri, qytetet që po mbajnë aktiv koronavirusin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:14 - 10/05/20 |
mapo.al

Rastet e reja në 24 orët e fundit janë shënuar në Tiranë, Krujë, Kamëz dhe Fier. Duket se Tirana mbetet vatra më e rrezikshme ku janë zbuluar 8 raste të reja. “Shpërndarja e të prekurve me COVID19 është si vijon: 8 raste në Tiranë, 2 në Kamëz, 1 në Krujë dhe 1 në Fier. Të shëruar janë 23 qytetarë“, – tha Gentiana Qirjako nga ISHP.


Këto 4 zona po mbajnë ende aktivë koronavirusin në vend. Janë vetëm disa vatra të vogla që nuk po arrihet të mbyllen nga institucionet shëndetësore.


Ndërkohë në Shqipëri sot janë 187 persona aktivë me Covid-19, pasi numri i të shëruarve ka shkuar në 650.


Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 868 qytetarë. Prej tyre 650 qytetarë ose rreth 75% janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 187 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz.


Me pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes“, – tha ISHP.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 87
Krujë 58
Shkodër 16
Kamëz 11
Fier 5
Kurbin 3
Elbasan 3
Mirditë 1
Berat 1
Durrës 1
Korçë 1

 

LEXO EDHE:

Sërish rritje/ 12 raste të reja me koronavirus në Shqipëri


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas