Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në rrugën e ‘Dajtit’.
Burime nga vendngjarja raportojnë se automjeti ka marrë flakë në ecje e sipër.
Fatmirësisht nga flakët ka vetëm dëme materiale.
Dyshohet se zjarri u shkaktua nga një defekt teknik.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 27.06.2020, rreth orës 19:25, në rrugën e “Dajtit” ka marrë flakë në ecje dhe është djegur plotësisht, mjeti me drejtues shtetasin E.H., ku ka patur vetëm dëme materiale.
Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes ku paraprakisht dyshohet se është ngjarje aksidentale.
1
Etiketa: flake, makine, zjarr