Një makinë ka marrë flakë në ecje në zonën e Kopshtit Zoologjik, në rrugën “Peti”.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një defekti teknik. Fatmirësisht ka vetëm dëme materiale.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 03.07.2020, rreth orës 08:45, në rrugën “Peti”, pranë kopshtit Zoologjik, dyshohet se si pasojë e një defekti teknik në pjesën e motorit ka marrë flakë në ecje mjeti me drejtues A.T., ku ka vetëm dëme materiale.