Kronika

Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i plagosur






               Publikuar në : 21:43 - 15/06/19 |
mapo.al

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Ali Demi” në Tiranë. Një motor dhe një automjet janë përplasur dhe për pasojë është lënduar drejtuesi i motorit, i identifikuar si shtetasi A.T., i cili është dërguar në spital nën kujdesin mjekësor. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. “Drejtuesja e automjetit ndodhet aktualisht e shoqëruar në komisariat. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”-njofton Policia.


Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion Paraprak

Në rrugën Ali Demi mjeti me drejtuese shtetasen D.,T , është përplasur me mjetin motorr me drejtues A.,T si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit motorr shtetasi A.,T i cili u dërgua në QSU nën kujdesin mjeksor.

Drejtuesja e mjetit ndodhet aktualisht e shoqëruar në komisariat. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


Etiketa: , , ,

Pas