Aktualitet

Tiranë – Makinat përplasen “kokë më kokë”, plagoset kalimtari








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:19 - 15/01/21 |
mapo.al

Tiranë – Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrugën “5 Maj”, nga ku ka mbetur i plagosur një këmbësor.



Dy automjete janë përplasur “kokë më kokë”, njëra prej tyre është spostuar drejt trotuarit, dhe për pasojë është dëmtuar kalimtari me inicialet F.A., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.


Në videon e mësipërme, shihet sesi kalimtarët e tmerruar i afrohen të lënduarit për t’i ardhur në ndihmë.



Nuk janë ende të qarta rrethanat e aksidentit, por grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e tyre.



Njoftimi i Policisë:


Më datë 15.01.2021, në rrugën “5 Maj”, janë përfshirë në përplasje dy mjete. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar këmbësori shtetasi F.A., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Të dy drejtuesit e mjeteve ndodhen në vendngjarje. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

*Fotografia e mësipërme, ilustruese

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas