Aktualitet

Tiranë/ Motoçikleta përplaset me autobusin, një i vdekur






               Publikuar në : 12:35 - 20/08/19 |
mapo.al

Një aksident ka ndodhur rreth orës 11:00 në rrugën që të çon në Farkë të Vogël ku një motoçikletë është është përplasur me autobusin me drejtues shtetasin H.P.L., 51 vjeç. Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës SH.S., 55 vjeç. Mësohet se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Sipas raportimit të policisë drejtuesi i autobusit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.


Njoftimi i Policisë

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 11:00 në rugën që të çon në Farkë të Vogël, motoçikleta me drejtues shtetasin SH. S., 55 vjeç është përplasur me autobusin me drejtues H. P., 51 vjeç.

Si pasojë e përplasjes dhe plagëve të marra, ka ndërruar jetë për në spital drejtuesi i motoçikletës, shtetasi SH.S.

Drejtuesi i autobusit, shtetasi H. P.  L, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

 


Etiketa: , ,

Pas