Kronika

Tiranë/ Në gjendje të dehur ngjit makinën në trotuar, 49-vjeçari aksidenton 4 këmbësorë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:08 - 07/08/20 |
mapo.al

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku një 49-vjeçar i jepte makinës në gjendje të dehur dhe për pasojë ka përplasur 4 këmbësorë.


Policia bën me dije se A.L., banues në Tiranë, ka humbur kontrollin e mjetit, duke u ngjitur në trotuar dhe si rrjedhojë ka aksidentuar katër këmbësorët.


Mësohet se të akidentuarit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.


Njoftimi i policisë:


Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

-A.L., 49 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasit u bë pasi në rrugën “Llazi Miho”, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.64 mg/l, ka humbur kontrollin e mjetit, dhe është ngjitur në trotuar duke aksidentuar këmbësorët : E.Y., L.Y., L.D., dhe M.SH., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor” dhe “Drejtim i mjetit në menyrë të parregullt”.


Etiketa: ,

Pas