Aktualitet

Tiranë/ Organizonte lojëra pokeri në lokal, arrestohet pronari








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:44 - 09/02/20 |
mapo.al

Policia e Tiranës njofton se ka goditur një rast të organizimit të lotarive të palejuara dhe po ashtu vënien në dispozicion të lokaleve për lojëra të palejuara.


Uniformat blu të kryeqytetit bëjnë me dije se si rrjedhojë, është arrestuar pronari i lokalit në Kombinat, ku ushtrohej aktiviteti i paligjshëm. Ndërsa, policia ka proceduar penalisht 6 shtetas të tjerë.


Njoftimi i policisë:



Tiranë


Goditet një rast i organizimit të palejuar të lojërave të fatit dhe vënies në dispozicion të lokaleve për lojëra të palejuara.


Vihet në pranga pronari i lokalit. Procedohen penalisht gjashtë shtetas të tjerë. Sekuestrohen letra pokeri dhe sasi lekësh me të cilat këta shtetas po luanin.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6, në bazë të informacioneve të marra se në një lokal ushtrohej veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit, arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, si dhe proceduan në gjendje të lirë gjashtë shtetas të tjerë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shtetasit E.B, në rrugën “Haki Stërmilli” në Kombinat, 6 shtetasit e proceduar tashmë nga Policia, u konstatuan duke luajtur lojëra me letra pokeri me lekë .

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan letra pokeri dhe një sasi lekësh.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Organizim ose ushtrim i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas