Aktualitet

Tiranë/ Përdorte dokumente të falsifikuara duke u prezantuar si polic, arrestohet 42-vjeçari





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:58 - 27/04/20 |
mapo.al

Policia e Tiranës ka arrestuar një person, ndërsa një tjetër u procedua në gjendje të lirë në kuadër të operacionit “Kompetencat”.


Dy personat në fjalë përdornin dokumente të falsifikuara duke u prezantuar si punonjës policie.


Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se në pranga ka rënë J.M., 42 vjeç ndërsa në gjendje të lirë u procedua P.H., 53 vjeç.


Njoftimi i policisë:


Tiranë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Kompetencat”.

Operacioni, nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”.

Përdornin dokumente të falsifikuara duke u prezantuar si punonjës policie, në pranga një shtetas, si dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër.

Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kompetencat”, arrestoi shtetasin:

– J. M., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi P. H., 53 vjeç.

Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin përdornin dokumente të falsifikuara, duke u prezantuar si punonjës policie.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas