Aktualitet

Tiranë – Plagosi me thikë 52-vjeçarin, arrestohet autori








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:50 - 24/10/20 |
mapo.al

Tiranë – Një 51-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi plagosi me thikë një 52-vjeçar në rrugën “Myslym Keta”.


Bëhet fjalë për të identifikuarin me inicialet A.M., i cili pas një konflikti për motive të dobëta, plagosi me mjet presës F.M., 52 vjeç.


I lënduari raportohet se ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.



Njoftimi i Policisë:


Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, pas njoftimit të marrë se në rrugën “Myslym Keta”, dy shtetas po konfliktoheshin dhe se njëri prej tyre ishte plagosur me thikë, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale nga ana e Policisë u bë e mundur parandalimin e një ngjarje të mundshme kriminale dhe arrestimi në flagrancë të autorit të dyshuar shtetasit A.M., 51 vjeç. Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin F.M., 52 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.



Etiketa: , ,

Pas