Kronika

Tiranë/ Plagosi prindërit dhe u hodh nga kati i tretë, vdes në spital i riu














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:05 - 06/05/18 |
mapo.al

Ndërron jetë 25-vjeçari që u hodh gjatë natës nga pallati, pasi kishte plagosur gjatë një sherri prindërit.






Ngjarja e rëndë ndodhi në katin e rrugën “Pabli Naso”, në katin e tretë të një pallati në Tiranë


Mësohet se shtetasi me inicialet B.S., u cua në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës. Gjatë përleshjes 25-vjeçari ka goditur me thikë të atin dhe ka plagosur të ëmën, e cila kishte ndërhyrë për t’i ndarë.







Njoftimi i policise
Më datë 05.05.2018, rreth orës 22:05, është dërguar në QSUT shtetasi B. S., rreth 25 vjeç, në gjendje të rëndë, i hedhur nga kati i tretë i banesës në rrugën “Nasi Pablo”.




Gjithashtu kanë shkuar në spital, të dëmtuar me mjet prerës, i ati, shtetasi E. S., rreth 60 vjeç dhe e ëma, shtetasia A. S., rreth 53 vjeç.



Nga hetimet e kryera deri tani rezulton se 25 vjeçari pas një grindje ka goditur babain dhe më pas nënën me thikë.

Pas këtyre veprimeve 25-vjeçari është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas