fbpx

Aktualitet

Tiranë/ Po kalonte rrugën, makina përplas 72-vjeçaren





               Publikuar në : 11:11 - 19/11/19 |
mapo.al

Një këmbësore e moshuar është përplasur mëngjesin e sotëm nga një makinë në rrugën “4 Dëshmorët”, Tiranë. Bëhet fjalë për të identifikuarën me inicialet B.Ç, 72 vjeçe.


Sipas informacionit paraprak policor, këmbësorja është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ku raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa drejtuesi i automjetit, i identifikuar me inicialet J.L, është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.



Policia rrugore ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.



Etiketa: ,

Pas