Mapo Letrare

Tiranë/ Prezantohet fjalori i turqizmave në gjuhët e Ballkanit




               Publikuar në : 14:24 - 28/02/19 |
mapo.al

Gjatë një aktiviteti në Tiranë është prezantuar “Fjalori i turqizmave të përbashkëta në gjuhët e Ballkanit”, me autore Prof. Asoc. Dr. Lindita Latifi Xhanari.


Fjalori ka si objekt evidentimin e turqizmave të përbashkëta në tetë gjuhë të Ballkanit, në shqip, rumanisht, bullgarisht, serbisht, greqisht, maqedonisht, boshnjakisht dhe kroatisht.

Autorja, Prof. Asoc. Dr. Lindita Latifi Xhanari, në fjalën e saj tha se botimi i këtij fjalori vjen në radhë pas gjithë punëve të realizuara për studimin e ndikimeve të gjuhës turke në gjuhën shqipe.

“Njohja me kolegët dhe diskutimi me ta për pikëpamje të ndryshme për çështjet e turqizmave në gjuhët e Ballkanit më ka formësuar dhe dhënë dijen e nevojshme që të vazhdoja të hartoja fjalorin e turqizmave ballkanike”, deklaroi autorja e fjalorit, shkruan koha.net

Duke folur për punën për hartimin e fjalorit, ajo tha se ka punuar mbi një literaturë të gjerë me rreth 146 fjalorë, studime të drejtpërdrejta në lidhje me turqizmat në gjuhët e Ballkanit dhe 250 studime në lidhje me ndikimet e gjuhës dhe kulturës turke në gjuhët dhe kulturat e Ballkanit.

Më tej gjatë fjalës së saj, Prof. Asoc. Dr Lindita Latifi Xhanari, tha se një nga synimet e saj gjatë punimit të fjalorit ka qenë hartimi i një produkti shkencor që të jetë i dobishëm për punën shkencore të kolegëve dhe studentëve në të ardhmen, pasi sipas saj, materiali që paraqet fjalori jep mundësi për studime të mëtejshme në fushën e fonetikës krahasuese, morfologjisë dhe semantikës.

Fjalori në turqisht është botuar në Turqi nga Universiteti i Pamukkalesë dhe përmban rreth 5000 huazime. Ky botim ka si objekt evidentimin e turqizmave të përbashkëta në tetë gjuhë të Ballkanit, në shqip, rumanisht, bullgarisht, serbisht, greqisht, maqedonisht, boshnjakisht dhe kroatisht.


Etiketa: ,

KOMENTO (3)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

  1. E nderuara studiuese!

    Gjuhësia si shkencë nuk është pjesë e tregut politik.
    DAL në temë e Të pyes shkurtimisht: Cila (janë kriteret shkencore) është ajo gjuhë që ti e quan maqedonisht?
    Për maqedonshten, e supozuar, nuk dihet nëse ka ekzistuar një gjuhë që do kishte emërtim “maqedon -isht”. Lirisht mund të ngrejmë hipotezën – a mos ishte ILIRISHTJA gjuha të cilën e flisnin banorët maqedonasë të lashtësisë?
    Unë jam rritur e formuar si person në një cep të Gostivarit, në lagjen Varosh. Besoj se Ti e di se cka mbulon kuptimisht kjo fjalë. Banorë më të shumtë të kësaj lagjeje ishin sllavët – të cilët ne shqiptarët i identifikonim si SHKIE dhe SHOPA, ose SHULE. Të dyja turmat, nuk kishin një identitet etnik. E quanin veten, ose identifikoheshin me emërtimin – KAUR-IN, ndërsa gjuhën e tyre e quanin NASHKI, ose KAURSKI.

    Me kalimin e kohës, brezi që u përfshi në shkollim, të indoktrinuar edhe nga radioja, më vonë aq më shumë nga TV-ja, e shtypi ditor, nisi veten ta quante me fabrikatin “maqedon” (“makedonec”, me një mbaresë sllave “EC”). Gjuhë josllave me mbaresë (ski) sllave!!

    Maqedonasit antikë ishin ata që ishin. Ndërmjet sllavëve të kësaj treve dhe maqedonasve antikë ka një oqean kohor ndarës dhe një gjeografi gjithashtu shumë ndarëse.

    Ti je gjuhëtare dhe duhet ta dish që gjuha emërtohet vetë, imanenca e gjuhës. Para disa muajsh, në një emision propagandistik të FYROM-it, të kamufluar me shkencë, një si dr gjuhësie, në atë dëshirën e madhe për të zbuluar “Atlandidën” etnike maqedonase të paqenë, pohonte me entusiazëm se si në fundvitet e shek. 19, do gjurmuesë gjuhësie, ose etnografie, paskëshin vënë re se në periferinë perëndimore të bullgarishtes (lexo – Shqipëria Lindore etnike) gjuha që e fliste popullata sllave dallohej nga ajo në brendi të Bullgarisë së sotme. Kaq.Të duket ty ky pohim argument i ndonjë autoktonie gjuhësore!

    Gjuhët autoktone kanë idioma që burojnë dhe i referohen gjuhës rreth së cilës idioma është përcaktuese. Shqipja ka një sërë idiomash të kësaj natyre. Pse nuk ka “maqedonishtja” yte idioma të kësaj natyre? Vetëkuptohet.

    Nuk dua të cënoj integritetin tënd profesional. Megjithatë, pa të mbetur hatëri, unë një mall të këtillë që më ofron ti, nuk e blej.

    Ne kemi studiuesë e institucione formale studimore dhe kemi arritur suksese kodrinore për asgjësimin e thesarit tonë kulturor historik (konkretisht – maqedon e ishte p.sh.) dhe JEMI NE ATA QË KAPITALIN THESAR ILIRI (GADISHULL) E KONVERTOJMË NË METAL JOFISNIK HEKUR – “BALLKAN” dhe që DARDANINË TONË E QUAJMË DHE E KOSUMOJMË PËR KOSOVË, BILE NGA HATRI I x EDHE ….VO. NDËRGJEGJEN E KEMI TË FJETUR, POR JO UNË DHE TË RRALLIT SI UNË, ME KEQARDHJE.

    Përgjigju ↓
  2. po cna duhen sa fjale turce kemi …??? pse skeni bythe te zevensoni keto fjale turce me shqipen e paster dhe mbi kete liber te dali ligji qe te mos perdoret turcja se na e shpifi bashke me grejken ,sllaven etitaliane…!!!!!!!!!!!!!!!

    Përgjigju ↓
  3. Nuk ka gjuhë 100% të pastra. Anglishtja si gjuhë ndërkombëtare ka afro 38% fjalë me origjinë latine. Po Ballkani 500 vjet nën perandorinë otomane si mund të shpëtonte nga ai ndikim? Mos flasim pastsj për ndikimin e gjuhëve të fqinjëve si greqishte, italishte apo sllavishte. Nga sa kam dëgjuar, Çabej ka thënë se në fondin e gjuhës së sotme shqipe nuk ka më shumë se 300 fjalë me origjinë ilire.

    Përgjigju ↓
CLOSE
CLOSE
Pas