Aktualitet

Tiranë/ Shfrytëzonte një vajzë për prostitucion dhe do e çonte në Belgjikë, arrestohet





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:46 - 22/05/20 |
mapo.al

Një 39-vjeçar nga Rrësheni është arrestuar nga policia, pasi shfrytëzonte një vajzë për prostitucion dhe po planifikonte ta çonte atë në Belgjikë. Adrian Mykaj i njohur edhe me emrin Adriak Uka, është me precedentë të theksuar kriminal, thekson policia dhe është dënuar më parë për “Trafikim të personave me qëllim shfrytëzimin për prostitucion”.


Shfrytëzonte për prostitucion një 22-vjeçare dhe po përgatitej për ta trafikuar drejt Belgjikës, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike, 1 aparat celular dhe një dokument i dyshuar i falsifikuar. Gjatë shoqërimit për në Komisariat, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë“, – thotë policia.


Njoftimi


Kapet dhe ndalohet nga Policia 39-vjeçari me precedent të theksuar kriminal.


Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorinë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një hetimi disamujor, kanë finalizuar me sukses operacionin policor “Waiting”, duke goditur një rast të shfrytëzimit të femrave për prostitucion.

Në kuadër të hetimeve të procedimit penal të nisur në vitin 2019 është bërë e mundur të dokumentohet veprimtaria kriminale dhe të ndalohet shtetasi:

A.M. (alias A. U.,) 39 vjeç, lindur në Rrëshen dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Trafikim të personave me qëllim shfrytëzimin për prostitucion”.

Ky shtetas shfrytëzonte për prostitucion një 22-vjeçare dhe po përgatitej për ta trafikuar drejt Belgjikës, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike, 1 aparat celular dhe një dokument i dyshuar i falsifikuar. Gjatë shoqërimit për në Komisariat, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Gjithashtu është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasja M. M., 21 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat ‘’Shfrytëzimi i prostitucionit’’, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në ngarkim të shtetasit A. M. (A. U.), si dhe për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, në ngarkim të shtetases M. M.


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas