Dy shishe molotovi janë gjetur mbrëmjen e sotme te hyrja e Parlamentit.
Molotovët janë gjetur të paplasur.
Nuk dihet se kush e ka hedhur lëndën plasëse dhe as arsyeja e këtij veprimi.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 17.05.2020, rreth orës 22:40, në tortuar, para hyrjes për në Parlament, në kryqëzim me rrugën e Elbasanit, janë konstatuar të paplasura (të padjegura), dy shishe me lëndë djegëse.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.