Një sasi tritoli ka shpërthyer në një mjet të parkuar mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë.
Në njoftimin paraprak të uniformave blu thuhet se bëhet fjalë për dëme të vogla të shkaktuara në pjesën e pasme të mjetit.
NJOFTIMI
Rreth orës 20:40, në rrugën “Belul Hatibi” në një mjet të parkuar, në pronësi të shtetasit D.H., është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë e dyshuar plasëse.
Shpërthimi ka shkaktuar dëme të vogla materiale në pjesën e pasme të mjetit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.