Të shtëna me armë zjarri janë qëlluar në ajër pasditen e sotme në Tiranë te zona e populluar e “21 Dhjetorit”.
Bëhet fjalë për një konflikt fizik i çastit mes 4 personave.
Më pas një prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër e pas kësaj është larguar.
Nuk raportohet për të lënduar ndërsa personi që ka qëlluar nuk është identifikuar ende.
Ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 29.03.2021, në rrugën “Naim Frashëri”, në afërsi të një lokali aty pranë, si pasojë e një konflikti të çastit midis 4 shtetasve ende të paidentifikuar, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar.
Nga verifikimet e Policisë nuk ka persona të lënduar.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin e personave të përfshirë në konflikt dhe kapjen e personit që qëlloi me armë zjarri.