Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “HOSTAGE”. Një 41-vjeçar është arrestuar sot pasi është zbuluar se tregtonte lëndë narkotike e llojit kokainë në rrugën e Durrësit. Gjatë kontrollit në banesë, shtetasit E.J., i është gjetur 306.6 gram kokainë, 1500 euro dhe 46 mijë lekë.
41-vjeçari mbante peng celularët e klientëve që nuk paguanin lekët e drogës. Në shtëpinë e tij u sekuestruan 14 celularë.
Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike.”