Aktualitet

Tiranë/ Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të bijës së mitur, arrestohet 41-vjeçari








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:36 - 13/08/20 |
mapo.al

Një 41-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi është denoncuar nga e bija. S.Q ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike në banesë ndaj të bijës K.Q., 17 vjeçe.


Vajzës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.


Polcia ka njoftuar gjithashtu se gjatë ditës së sotme janë kryer edhe dy arrestime të tjera në Tiranë. Në pranga kanë rënë:


  • L.B., sepse është konfliktuar me fjalë dy persona, pasi nuk kishte shlyer detyrimin e një qiraje dhe i ka kanosur ata me thikë.
  • Një 54-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.63 mg/l.

Njoftimi  i Policisë:


Tiranë

Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij, arrestohet në flagrancë 41-vjeçari.

Në pranga edhe 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. Q., 41 vjeç, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij minorene, shtetases K. Q., 17 vjeçe, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. B., për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, sepse është konfliktuar me fjalë me shtetasit O. N. dhe F. I., pasi nuk kishte shlyer detyrimin e një qiraje dhe i ka kanosur ata me një thikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë, specialistët për Qarkullimin Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. M., 54 vjeç, pasi në rrugën dytësore Vorë-Tiranë, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.63 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Etiketa:

Pas