Sipas njoftimit të policisë, pasditen e sotme rreth orës 17:55, te rruga e Dibrës në Tiranë një grua me inicialet B.K,
është vetëhedhur nga kati i 5-të i pallat ku banon. Si pasojë 60-vjeçarja ka ndërruar jetë.
Njoftimi i Policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 26.09.2020, rreth orës 17:55, në rrugën e “Dibrës”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 5 i pallatit ku banon shtetësja B.K., 60 vjeçe dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se shtetasja B.K, vuante nga probleme të shendetit mendor.