Një person ka humbur jetën pasi banesa ku ai banonte u përfshi nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:40 të së martës në katin e tretë të një pallati në rrugën “Ramazan Demneri” në Tiranë.
Sipas policisë, si pasojë e asfiksisë dhe djegies ka ndërruar jetë 60-vjeçari me iniciale L. C.
Ai jetonte vetëm në apartamentin ku ra zjarri.
Ndërkohë zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit si dhe evakuimin e banorëve.
Mësohet se dy prej tyre u është dhënë ndihmë mjekësore pasi ishin asfiksuar nga tymi.
Paraprakisht dyshohet se flakët kanë rënë nga shkaqe aksidentale, raporton Abc News.