Aktualitet

Tirja mbetet pas hekurave, Gjykata i rrëzon kërkesën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:24 - 25/05/21 |
mapo.al

Gjykata penale e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Tire Alldervishit për zevendesim të masë së sigurisë nga “arrest në burg” në një masë më të butë.






Sanitarja Alldervishi u arrestua pas denoncimit nga emisioni Stop se kishte marrë një shumë prej 8 milion lekësh nga vajza e një pacienteje të sëmure me Covid duke u hequr si infermiere në këmbim të shërbimit ndaj saj.


Pacientja ndërroi jetë nga COVID-19 dhe nga bisedat me të bijën është zbuluar trajtimi çnjerëzor.







Më 11 mars, Gjykata e Apelit ka liruar dy infermieret e spitalit Shefqet Ndroqi, Sheqerije Koçi dhe Mira Bushi të akuzuara si bashkëpunëtore të Tire Alldervishit.



Nga masa arrest me burg, dy infermieret u liruan nën masën detyrim paraqitje. Po kështu Apeli liroi më herët dhe një sanitare dhe infermiere të spitalit “Shefqet Ndroqi”, më konkretisht infermieren Sidorela Kola dhe sanitaren Rukie Hoxha.



3


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas