Kryesore

Tirja nuk e ndihmon dot Edi Ramën









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:23 - 19/01/21 |
Mapo.al

Pas shumë kuturisjesh dhe përpjekjesh pa rezultat, me batuta kryesisht e pa ide, më në fund mbas 8 vitesh në krye të punëve, Edi Rama e zbuloi pse kërkon edhe më shumë pushtet, pse i duhet një mandat i tretë.



E shpalli sot në publik se i duhet ende kohë, për të larguar të gjitha Tiret nga sistemi.


U desh emisioni investigativ Stop, që Edi Rama të gjente fabulën elektorale, motivin pse kërkon sërish votën.




Tirja është sanitarja e spitalit Covid-2, e cila i rrëzoi krejt propagandën Edi Ramës jo vetëm për shëndetësinë falas, por edhe për punën e madhe që po bënte qeveria e tij për përballimin e pandemisë.



Përtej regjisë me ngjyra të ERTV, njerëzit panë se si funksionon në realitet për dikë që ka një të afërm të prekur. Ankthi për të gjetur atë që të shërben, që ti dërgojë ushqim të sëmurit, që të marrë paratë, se ndryshe askush s’të bën hyzmet.


Kryeministri thjesht nuk ka informacion dhe i tronditur me çfarë pa edhe ai, se si u zhvat një familje nga gjithë kursimet e paratë e mbledhura me mund, ka vendosur tanimë të luftojë hapur korrupsionin.

Sikur të kishte sosur dje në Shqipëri, Rama pas 8 viteve premtime, premton sërish.

Lexo edhe :  Berisha: Pastrimin e kioskave te parku “Rinia” e ka bërë Meta, jo Rama

Kryeministri që ka shkaktuar 7 miliardë euro dëm në dy mandate, që ka dhënë qindra milionë euro koncensione, që bëri tendera sekrete, që nuk rriti asnjëherë numrin e tamponeve, që nuk hapi kurrë spitalet rajonale. Kryeministri që ka ndarë pushtet me oligarkë dhe persona me precedentë të rëndë penalë. Ai që kërkon realizimin e planit në mbledhjen e votave në Dibër. Kryeministri që dha 40 milionë euro tender për një firmë fantazëm të themeluar nga një recepsionit.

Shefi i qeverisë që e ka çuar Shqipërinë në krye të listës së vendeve më të korruptuara në Europë e Botë, sipas gjithë raporteve ndërkombëtare, i njëjti pra, papritur thotë më jepni edhe një mandat se dua të zhduk rryshfetin.

Ne jemi një vend i lirë për fat dhe askush nuk pengon dot askënd që të bëhet qesharak.

Por të besosh se Edi Rama do sërish pushtet për të luftuar korrupsionin, është njësoj si të besosh ai e sjell i dyti në botë vaksinën, se është më i zoti se Ali Pashë Tepelena në diplomaci, apo se është Skenderbeu i rimishëruar.

 

1


Etiketa: , , ,

Pas