Kronika

“Tirja”/ Si infermieret dhe sanitaret zhvatnin pacientët, mesazhet në WhatsApp









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:12 - 08/02/21 |
mapo.al

Gazeta MAPO zbardh emrat e tre infermiereve dhe sanitares së spitalit COVID2, “Shefqet Ndroqi”, të arrestuara sot, pas skandalit të Tire Alldervishit.



Arrestimet janë kryer mesditën e sotme në ambientet e spitalit, gjatë orarit të punës.


Në pranga kanë rënë infermieret Mira Bushi, Sheqerie Koçi dhe Sidorela Çela, si dhe sanitarja Rukije Hoxha. Arrestimet e kryera janë urdhëruar nga Prokuroria e Tiranës dhe firmosur nga prokurori i çështjes.




Policia i ka arrestuar punonjëset e spitalit në orarin e punës, teksa kanë qenë të veshura me bluzat e bardha, ndërsa i ka shoqëruar drejt komisariatit për t’i marrë në pyetje.



Emrat e infermiereve dhe të sanitares tjetër janë zbuluar përmes telefonit të Tire Alldervishit, e cila komunikonte rregullisht me koleget e saj. Nga hetimet paraprake, mësohet se ato i kanë ndarë paratë bashkë.


Skandali i Tires u denoncua nga Eltjana Sinanaj. Kjo e fundit i kishte paguar sanitares (e cila ishte prezantuar si infermiere) shumën e 800 mijë lekëve të reja, për t’i shërbyer të ëmës së saj që ndodhej e shtruar te COVID2. Çdo ditë, Sinanaj ka paguar shuma nga 5000 deri në 10 mijë lekë të reja te sanitarja Alldervishi, për t’i shërbyer nënës së saj.

“Shuma e paguar ne total eshte rreth 800.000 leke te reja pa llogaritur ilacet qe kallezuesja sipas instruktimit te Tire Alldervishit i blinte neper farmaci te ndryshme per t’ia dhene asaj me qellim qe te behej mjekimi i mamase se saj”, thotë Prokuroria.

Komunikimet ndërmjet Tire Alldervishi dhe kallëzueses janë bërë si verbalisht ashtu edhe nëpërmjet rrjetit të komunikimit What’sApp. Po në What’sApp, Tire Alldervishi ka komunikuar edhe me infermieret e arrestuar tashmë si dhe sanitaren tjetër, me të cilat ndante paratë e përfituara në kurriz të pacientëve apo familjarëve të tyre.

***

Me Urdher te Prokurorit, nga Policia gjyqsore u krye ndalimi i shtetaseve:

Mira Bushi, e bija e Sifi dhe e Fanije, e datëlindjes 21.07.1969, lindur dhe banuese në Tiranë, me detyrë infermiere e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”, si person i dyshuar per kryerjen e vepres penale te ”Shpërdorimit te detyrës” dhe ”Mashtrimit” parashikuar nga neni 248 dhe 143/2 i K.Penal
Sheqerije Koci, e bija e Jonuz dhe e Hatixhe, e datëlindjes 26.10.1960, lindur në Librazhd dhe banuese në Tiranë, me detyrë infermiere e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”, si person i dyshuar per kryerjen e vepres penale te ”Shpërdorimit te detyrës” dhe ”Mashtrimit” parashikuar nga neni 248 dhe 143/2 i K.Penal

Sidorela Çela, e bija e Remzi dhe e Fitore, e datëlindjes 17.08.1993, lindur në Pogradec dhe banuese në Elbasan, me detyrë infermiere e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”, si person i dyshuar per kryerjen e vepres penale te ”Shpërdorimit te detyrës” dhe ”Mashtrimit” parashikuar nga neni 248 dhe 143/2 i K.Penal

Rukije Hoxhaj, e bija e Ramazan dhe e Zeqine, e datëlindjes 20.02.1964, lindur dhe banuese në Tiranë, me detyrë sanitare e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”, për veprën penale të ”Mashtrimi” parashikuar nga neni 143/2 i K.Penal.

Në gjendje të lirë po hetohet infermierja tjetër Shyqyrie Koçi. 

LEXO EDHE: 

Skandali i “Tires”/ Policia mësyn COVID2, arrestohen 3 infermiere (EMRAT)

1


Etiketa: , , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas