Aktualitet

“Tirja s’mund të më bëjë shoqe” – Fjala e sanitares së arrestuar për zhvatje














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:41 - 10/02/21 |
mapo.al

Sanitarja Rukije Hoxhaj, e arrestuar së bashku me tre infermiere të spitalit “Shefqet Ndroqi” nën akuzën për zhvatje krah Tire Alldervishit, deklaroi sot para trupës gjykuese se nuk ka mashtruar asnjë pacient në këmbim të parave.






“Tirja s’mund të më bëjë shoqe me vete. Kam 37 vjet që punoj me ndershmëri”, – citohet Rukija nga ABC News.


Avokati i saj deklaroi se klientja e tij nuk ka asnjë komunikim me sanitaren e arrestuar Tire Alldervishaj.







“Përgjegjesia penale është individual, prokurori duhet të kishte theksuar se cili është rreziku i ikjes, dhe për këtë arsye urdhrat e ndalimit janë të paligjshme. Rukije Hoxhaj nuk ka asnjë komunikim me Tire Alldervishin, por përmendet tangent nga persona të tjerë.




Për këtë arsye, klientja ime s’ka kryer asnjë vepër penale. Rukija nuk ka asnjë komunikim me askënd dhe nuk mund t’i atribuohet klientes time kjo gjë. Rukija na e ka mohuar edhe neve, që nuk ka asnjë bisedë me Tiren…Ajo është nënë e 3 vajzave”, – u shpreh avokati.



Risjellim në vëmendje se sanitarja Rukije Hoxha dhe infermieret Sidorela Çela, Mira Bushi e Sheqerie Koçi u arrestuan fill pas denoncimit publik vajzës së një pacienteje me Covid-19, nën premtimin se do të përkujdesej për të.

LEXO EDHE:

Bashkëpunëtorja e Tires qan në Gjykatë: Kam dy fëmijë për t’u kujdesur

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas