Manchester City ka reaguar në lidhje me dëmtimin e mbrojtësit Aymeric Laporte. Mbrojtësi francez u dëmtua në ndeshjen e fituar ndaj Brighton dhe u detyrua të linte fushën me barrelë. Shtatlarti po kalonte një formë të mirë dhe u vlerësua si mbrojtësi më i mirë në botë nga trajneri Pep Guardiola.
Ai u operua në Barcelonë nga mjeku Ramon Cugat dhe gjithçka ka shkuar me sukses. “Qytetarët” nuk japin një datë fikse se kur do të rikthehet në fushë mbrojtësi francez. Mungesa e tij krijon problem te trajneri spanjoll Pep Guardiola, pasi ky i fundit e sheh si titullar lider në formacionin e kampionëve të Anglisë.
🚨Injury update on @Laporte…
Everyone at City wishes Aymeric a full and speedy recovery.
🔵 #mancity pic.twitter.com/Ifmtd4CqHJ
— Manchester City (@ManCity) September 4, 2019