ShowBizz

Tiziano Ferro rrëfen momentin e propozimit: Kam qarë për 20 minuta







               Publikuar në : 14:44 - 16/07/19 |
mapo.al

Tiziano Ferro i dha fund beqarisë pak ditë më parë duke u martuar me partnerin e tij 54-vjeçar, Victor Allen, në një ceremoni intime të zhvilluar në një vilë në provincën e Sabaudias, Itali. Këngëtari i njohur italian, i cili ishte shprehur përpara dy viteve për mediat se ishte ende në kërkim të njeriut të duhur, ka rrëfyer ekskluzisht për revistën “Vanity Fair” propozimin interesant dhe emocionues që mori nga partneri i tij amerikan.


“Në ditëlindjen time më pyeti nëse do t’i përgatisja atë që ai quan ‘novio coffee’- një pije që e kam shpikur unë – një kafe me lajthi, e ëmbëlsuar me panë dhe kanellë. Diçka që mezi përtypet e që i pëlqen vetëm atij. Me vete mendoja: S’më besohet, për ditëlindjen time, duhet t’ia bëj unë kafenë? Sidoqoftë, ia përgatis. Ai më thotë: Kam blerë dy filxhanë. Kam gdhendur secilin…

Unë, gjithnjë e më i bezdisur, marr në dorë një që shkruan “Amore” në italisht. Ai:Shiko dhe tjetrin. E marr në dorë dhe filloj të lexoj. Në italisht, shkruhej: Do të martohesh me mua?. Kthehem e shoh dhe Victor është ulur në gjunjë dhe mban në dorë një kuti nga Tiffany. Humba kontrollin e vetes. Mbaj mend vetëm që më shkundeshin shpatullat.Kam qarë për njëzetë minuta pa thënë asnjë fjalë”-ka treguar Tiziano Ferro.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas