Arkiva 2

Tjetër aksident me vdekje, makina përplas gruan me biçikletë në Kamëz





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:36 - 02/01/20 |
mapo.al

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi teksa ishte duke drejtuar automjetin në “Bulevardin Blu” në Kamzë ka aksidentuar për vdekje një grua me biçikletë.


Policia njofton se i arrestuari është shtetasi Z.B., 32 vjeç. Gruaja ende nuk është identifikuar, por mendohet se i përket moshës 40-vjeçare.



Aksidenti ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, 01 janar 2020, rreth orës 22:10.


Njoftimi i policisë

Tiranë

Nga specialistët e qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Z. B. (M).,32 vjeç, banues në Kamëz.

Arrestimi i tij u bë pasi më datën 01.01.2020, rreth orës 22:10, në Bulevardin Blu në Kamëz, duke drejtuar automjetin tip “Fiat” ka aksidentuar një çikliste rreth 40 vjeçe, ende e paidentifikuar, e cila prej dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” .


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas