Aktualitet

Tjetër aksident me vdekje, “Mazda” përplas 70-vjeçarin në Elbasan














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:53 - 17/08/21 |
mapo.al

Një 70-vjeçar humbi jetën si pasojë e një aksidenti mbrëmjen e sotme rreth orës 20:50 në aksin rrugor Elbasan-Peqin në fshatin Paulesh.






Viktima është Islam Hyseni, banues në fshatin Paulesh.


Ai ishte duke kaluar rrugën kur u përplas për vdekje nga një 61-vjeçar me inicialet S.H. banues në Elbasan, që ishte duke drejtuar një makinë tip “Mazda”.







Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme.




Kujtojmë se më herët një aksident me vdekje u regjistrua në Tiranë në zonën e Misto Mames.



Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

1


Etiketa: , ,

Pas