Në qytetin e Fierit është regjistruar një tjetër aksident automobilistik, por fatmirësisht këtë herë pa viktima.
Mësohet se një dy automjete janë përplasur në urën e Mbrostarit ku i lënduar lehtë ka mbetur një fëmijë, ndërsa dëmet e tjera kanë qenë materiale.
Si pasojë e aksidentit është bllokuar qarkullimi për disa minuta ç’ka ka sjellë një trafik të rënduar në këtë aks.
Kujtojmë se dje në Fier, ekzaktësisht në Roskovec, ndodhi një aksident me pasoja të rënda. Një makinë përplasi 3 këmbësorë, dy prej të cilëve ndërruan jetë.