Një aksident i rëndë ka ndodhur në Korçë ku janë plagosur 4 persona njëri prej tyre në gjendje të rëndë për jetën.
Sipas burimeve të policisë aksidenti ka ndodhur në aksin Korçë-Kapshticë në afërsi të fshatit Plase ku një furgon është përplasur me një automjet.
I plagosuri është dërguar me urgjencë drejt spitalit në gjendje të rëndë.