Pas aksidentit tragjik që i mori jetën katër anëtarëve të familjes Bibaj, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Një grua është përplasur nga një autoambulancë në “Rrugën e Durrësit”.
Ajo ka qenë duke kaluar rrugën kur është goditur nga autoambulanca e urgjencës. Gruaja është transportuar me urgjencë në spital nga vetë autoambulanca që e përplasi.
Mësohet se gruaja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.