Një banesë në Gjirokastër është grabitur sot në mëngjes rreth orës 9.30.
Në momentin e grabitjes në shtëpi ndodhej vetëm Liljana Ceribashi, e cila është dhunuar nga autori.
Grabitësi i maskuar e ka kërcënuar me një thikë që mbante në dorë dhe i ka marrë dy telefona, disa bizhuteri dhe rreth 10.000 lekë.
Agresori qëlloi edhe kryefamiljarin, i cili sapo ishte kthyer ne shtëpi.
Polica ka shoqëruar disa persona dhe i ka marrë në pyetje për të zbuluar identitetin e grabitësit.