Një tjetër humbje në radhët e bluzave të bardha si pasojë e Covid-19. Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare mjeku Petro Shamo.
Ai ka mbajtur më parë postin e shefit të Spitalit Infektiv. Prej 5 ditësh ishte i shtruar në spital, por nuk ka mundur ta fitojë betejën me Covid-19.
Mbesa e të ndjerit ka ndarë lajmin e hidhur në rrjetet sociale, ku shkruan:
“Me dhimbje të madhe sot humbëm njeriun më të dashur, dajën tonë të dashur Petro Shamo, i cili gjatë gjithë jetës së tij punonte si mjek në shërbim të popullit. I paharruar qoftë në zemrat tona, ndjesë të ketë”.