Aktualitet

Tjetër kryebashkiak në rrjetë/ PD: Agim Kajmaku i dënuar në Greqi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:01 - 22/08/19 |
ro ot

Pas Valdrin Pjetrit, një tjetër kryebashkiak socialist rrezikon të bjerë në rrjetën e dekriminalizimit. Partia Demokratike i ka kërkuar zyrtarisht Prokurorisë, verifikimin e Agim Kajmakut të Vorës, i cili mori detyrën disa ditë më parë.






Kërkesa e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, bëhet në kushtet kur ekzistojnë të dhëna, të bëra publike më parë, se Agim Kajmaku është subjekt i Ligjit të Dekriminalizimit dhe nuk mund të ushtrojë funksion publik.


“Ai dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Greqi dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse greke” – thuhet në kërkesën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD.







Ndër të tjera, theksohet fakti se për 12 vjet me radhë, Agim Kajmaku nuk ka udhëtuar në Greqi, megjithëse ka jetuar aty disa vjet me një emër tjetër.



“Në Formularin e Vetëdeklarimit shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro ka deklarur se ka jetuar për 5 vite në Greqi. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro nga periudha 2004 – 2016 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Greqisë, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë”– argumenton PD në kërkesën për verifikimin e figurës.

Lexo edhe :  Aeroplani bie në det, raportohet për dy viktima


Njësoj si në rastin e Valdrin Pjetrit, PD e ka shoqëruar kërkesën e saj me 500 firma qytetarësh.

“Nisur nga interesi i lartë publik që paraqet kjo çështje, Partia Demokratike e Shqipërisë pret një verifikim dhe reagim institucional të shpejtë nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme, me synimin që të arrihet qëllimi primar që ka ligji i dekriminalizimit. Konkretisht, qëllimi i ligjit është të garantojë besimin e publikut në funksionimin e organeve të zgjedhura shtetërore, nëpërmjet pengimit të zgjedhjes ose emërimit në to të personave, të cilët janë dënuar për kryerjen të krimeve.”– thuhet në kërkesën e firmosur nga Bardhi.

Kujtojmë se më 15 Gusht u dorëhoq kryebashkiaku i zgjedhur i Shkodrës, Valdrin Pjetri pasi PD publikoi dokumentet e kuesturës italiane për dënimin e tij në Itali në vitin 2003. Aktualisht Bashkia e Shkodrës vazhdon të drejtohet nga demokratja Voltana Ademi, ndërsa u ngrit këshilli bashkiak me anëtarë të PS-së dhe PSD-së.

 

 

1


Etiketa: , , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas