Aktualitet

Tjetër ngërç, Gjykata e Posaçme shtyn seancën për Emiljano Shullazin






Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:04 - 23/12/19 |
mapo.al

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar ka shtyrë seancën për Emiljano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë për shkak të kalimit nga Gjykate e Apelit për Krime të Rënda në GJKKO e Apelit.


Avokatët kërkojnë që t’u vihen në dispozicion një akt i kalimit për kompetencë gjithashtu ata çmuan se dy anëtarët e trupës gjykuese Artur Kalaja dhe Etleva Temo nuk janë gjyqtarë të posaçëm dhe për këtë arsye duhet që të shprehet Këshilli i Lartë Gjyqësor.


Në lidhje me këtë ngërç procedural u shprehën edhe prokurorët e prokurorisë së posaçme të zgjedhur me short Altin Dumani dhe Eneid Nakuçi, të cilët kërkuan që duhet të shprehet KLGJ në lidhje me trupën gjykuese. Ndërsa avokati i caktuar kryesisht nga gjykata për Endrit Zelën ka dhënë dorëheqjen nga mbrojtja e tij.






Etiketa: ,

Pas