Aktualitet

Tjetër ngjarje e rëndë, gjendet i varur në pyll djali i biznesmenit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:41 - 27/04/20 |
mapo.al

Një tjetër ngjarje e rëndë është raportuar nga Qarku i Elbasanit. Djali i një çifti që ka biznese në qytetin e Përrenjasit është gjetur i pajetë në masivin pyjor të Stravajt.





Sipas burimeve zyrtare, 28-vjeçari Flori Albrahimi pasditen e të hënës është gjetur i vetëvarur në pyll rreth 300 metra larg banesës së dajës së tij, ku kishte shkuar mysafir në fundjavë.


Ai ishte baba i një foshje 6-muajshe dhe jetonte në kushte shumë të mira në qytetin e Përrenjasit.




Mbetet mister shkaku i vetëflijimit të tij, ndërkohë që në harkun e 60 minutave në Qarkun e Elbasanit janë rregjistruar dy vetëvrasje, pasi më parë i dha fund jetës biznesmeni Tan Sanço.


1



Etiketa: ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas