Qytetarët vijojnë të kundërshtojnë prishjen e Teatrit Kombëtar, i cili tashmë është rrafshuar. Në momentin që fadromat nisën rrëzimin e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, shumë qytetarë kanë çarë kordonin e policisë.
FNSH nuk ka lejuar vijimin e qytetarëve drejt godinës. Situata doli jashtë kontrollit për disa minuta dhe më pas qytetarët u tërhoqën.