Aktualitet

Tjetër plagosje me armë zjarri, qëllohet ndaj një personi në Milot (EMRI)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:38 - 13/01/21 |
mapo.al

Një tjetër plagosje me armë zjarri ka ndodhur në vend. Ngjarja është shënuar në Milot, ku është raportuar se një person është qëlluar me kallashnikov nga persona të paidentifikuar.






Ai është Ylli Ibrahimi 45 vjeç, i cili është qëlluar me armë në rrethana ende të paqarta. Ibrahimi është çuar me urgjencë në spital.


Sot në mëngjes në Tiranë u plagos edhe biznesmeni Sino Llanaj.





Lezhë/Informacion paraprak



Rreth orës 12:10, në Milot,Kurbin, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Y.I., i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.



Menjëherë në vendngjarje  kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor  dhe vijon  puna për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe FNSH-së  po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas