Aktualitet

Sërish rrjedhje nga LSI, pranon mandatin një tjetër kandidate






               Publikuar në : 15:29 - 08/05/19 |
mapo.al

“Opozitës së re” do t’i shtohet një tjetër deputet në ulëset e Kuvendit. Një tjetër emër nga listat e LSI ka dorëzuar sot formularin e dekriminalizimit në KQZ për të marrë mandatin e deputetit.


Kandidatja për deputete nga lista e LSI në Qarkun e Elbasanit, Suzana Topi, pret tashmë konfirmimin nga KQZ për të qenë deputete e ardhshme e parlamentit të Shqipërisë.



Nëse procedura në KQZ do të vijojë sipas parashikimeve ligjore, deputetja e re e LSI-së pritet të betohet në seancën e Kuvendit të enjten e ardhshme.


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas