Kronika

Tjetër shqiptar humb jetën në qelitë greke














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:50 - 15/01/19 |
mapo.al

Një shtetas shqiptar, i ndaluar në rajonin e policisë “Ajo Nikolao” në Kretë, është gjendur i vdekur në birucën ku mbahej.





Sipas policisë, viktima ka vendosur t’i japë fund jetës duke lidhur rreth qafës një çarçaf. Ka qenë roja i rajonit që e gjeti të pajetë shqiptarin, mëngjesin e kësaj të marte.


Emri i viktimës dhe arsyeja e ndalimit të tij në polici nuk bëhen publike.




Policia greke thotë se, trupi i viktimës u dërgua në Morgun e Spitalit të Heraklios, për ekzaminim mjekoligjor, ndërsa Prokuroria e Kretës deklaroi se do të hetojë për ngjarjen.


Ky është rasti i dytë brenda 24 orëve, që në burgjet greke humbin jetën shtetas shqiptarë. Një ditë më parë u ekzekutua brenda burgut të “Koridhalosë”, Albert Baku, shqiptari nga Berati.


Vrasja barbare e shqiptarit në burg: Autori e qëlloi edhe para gardianëve

1


Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas