Aktualitet

Tjetër tërmet i fuqishëm në Turqi, shemben disa ndërtesa – ka të vdekur









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:02 - 23/02/20 |
mapo.al

Një tërmet me magnitudë 5.9 i shkallës Rihter goditi kufirin e Turqisë me Iranin herët në mëngjes. Ministri i brendshëm turk Sulejman Soylu njoftoi se 7 persona, 4 të rritur dhe 3 fëmijë, vdiqën në fshatrat e rrethit Başkale të Vanit si pasojë e shembjes së ndërtesave. Pesë të tjerë mbetën të plagosur.



Tërmeti ndodhi rreth orës 08.53 dhe epiqendra ishte qyteti Hoy i Iranit. Tërmeti, 5.22 kilometra i thellë, gjithashtu u ndje rëndë në rrethin Yüksekova të Hakkarit, 4.75 kilometra nga epiqendra. Tërmeti u ndje në provincat kufitare Idır, Kars dhe Ağrı dhe Van, si dhe Hakkari.





Në Iran, askush nuk humbi jetën.



Pas tërmetit 5.9, pati edhe 6 paslëkundje të tjera me madhësi midis 2.3 dhe 3.9.


Ekipet e shpëtimit u dërguan. Deri më tani nuk kemi raporte për dëme apo viktima në zonë, e cila ndodhet në provincën iraniane të Azerbajxhanit Perëndimor dhe nuk është e banuar“, i tha një zyrtar iranian televizionit shtetëror.

TRT raportoi se ekipet e inspektimit ishin dërguar në zonë për evidentimin e dëmeve. Kishte gjithashtu raporte për shembje të ndërtesave në qytetin turk të Van.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas