Një tërmet i regjistruar në veri të Durrësit me magnitudë 3.6 dhe me epiqendër në Detin Adriatik. U ndje sot pasdite. Lëkundje ka pasur edhe gjatës ditës së djeshme, por fatmirësisht kanë qenë të lehta dhe pa pasoja.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë dhe Ujit edhe ditën e djeshme lëkundjet e tërmetit kanë qenë me epiqendër po në Detin Adriatik, me thellësi 45 kilometër.
Këto lëkundje të reja vijnë pas lëkundjeve të forta të një jave më parë, ku vendi u godit nga dy tërmete të fuqishme duke shkatuar dëme materiale dhe ngjallur panik në popullsinë e qyteteve të mëdha të vendit.