fbpx

Sport

Tjetër “tradhtar” i shtohet listës, Greqia i merr Ndojin Shqipërisë





               Publikuar në : 19:54 - 25/09/19 |
mapo.alm

Shqiptarët që kanë jetuar prej vitesh jashtë vendit tonë dhe po kalojnë periudha suksesi në futboll, janë shpesh edhe pjesë e politikave nga vendet fqinje, për t’i rekrutuar në ekipet kombëtare, duke ua hequr mundësinë që të luajnë me Shqipërinë.


Së fundmi, Greqia ka marrë në listën e kombëtares U-17, Andreas Ndoj, një futbollist shqiptar, i cili është pjesë e skuadrës U-17 të Olimpiakosit. Rasti i fundit që Greqia mori talente me origjinë shqiptare dhe shqiptarë, ishte ai i Mario Vrushajt dhe Fiorin Durmishajt.



Ky i fundit zgjodhi ekipin e parë të Greqisë dhe tanimë nuk është grumbulluar, nuk ka luajtur dhe u pa qartë se ishte vetëm plan i helenëve për ta djegur./P.S/



Etiketa: , ,

Pas