Aktualitet

Tjetër viktimë nga koronavirusi në Kosovë, shkon në 29 numri i të vdekurve





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:01 - 12/05/20 |
mapo.al

Një 63-vjeçare ka ndërruar jetë pasi ishte prekur nga koronavirusi në Kosovë. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, e cila ka bërë të ditur se 63-vjeçarja ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive, ku qëndronte e shtruar prej 9 ditësh.


Sipas njoftimit të ministrisë, 63-vjeçarja kishte edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Deri tani, në Kosovë kanë ndërruar jetë 29 persona.


Deri më tani nga koronavirusi në Kosovë janë prekur 895 persona. 657 prej tyre janë shëruar tashmë. Edhe në Kosovë situata po shkon drejt normalizimit, ku rastet e reja kanë ardhur në ulje ditët e fundit.


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës deri më tani ka testuar 10 mijë e 130 persona të dyshuar për koronavirus.



Etiketa: ,

Pas